Roth: Qytetarët të dërgojnë sinjal të qartë për anëtarësim në NATO dhe BE

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e ardhshëm duhet të tregojnë guxim dhe të dërgojnë sinjal të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO, sepse perspektiva evropiane garanton ardhmëri të mirë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë, porositi sot ministri shtetëror për Evropë pranë MPJ gjermane Mihael Roth.

Marketing

“Jam këtu për shkak të të rinjve, i di pritjet e tyre. Ka një pjesë të njerëzve të cilët ndoshta dyshojnë apo nuk janë të kënaqur nga kompromisi që ishte arritur, por të gjithë fillimisht duhet tl mendojnë për ardhmërinë e brezave të rinj”, tha Roth, në panel debatin me temë „Multiethnic and Diverse but Equal-Macedonia Living European Values“ që në organizim të fondacionit “Fridrih Eber” po mbahet në Shkup.

Ai shtoi se nuk mund të ekzistojë edhe ardhmëri të mirë për të rinjtë pa perspektivë evropiane.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar osmani potencoi se Roth është njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

“Ai është njëri ndër mbështetësit më të zëshëm, por edhe të avokatëve më të zëshëm të shtetit juridik, të shoqërisë inkluzive. Është kënaqësi të kemi miq të këtillë në momente vendimtare për shtetin. Sigurisht kjo do të reflektohet në motivimin e qytetarëve që masivisht të dalin në referendum sepse menjëherë pas 1 tetorit na pret një ardhmëri e ndritshme, kur Maqedonia tashmë i bën përgatitjet përfundimtare në BE dhe në NATO të cilat garantojnë paqe për njëqind vitet e ardhshme dhe prosperitet ekonomik”, tha Osmani.

Në panel debatin me temë „Multiethnic and Diverse but Equal-Macedonia Living European Values“ përveç kryeministrit Osmani mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit Petar Atanasov.