Rozana Radi rezulton pozitive me Covid-19

Rozana Radi ka treguar se ajo rezultoi pozitive në testin për Covid-19.

Marketing

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi ka zbuluar në rrjete sociale se ajo është pozitive me Covid-19.

Ajo i mban të informuar fansat për të rejat rreth saj përmes imazheve që sjell kohë pas kohe në rrjete sociale.

Së fundi Rozana hyri në Instagram për të bërë të ditur se ka rezultuar pozitive për Covid-19, por që gjendja e saj është stabile.

“Pas nje rezultati Negativ riperserita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshem duke u konsultuar me mjekun e familjes.
Per momentin jam ne gjendje te qendrueshme shpresojme te shkoj gjithcka mire!”, tha ajo krahas fotografisë së publikuar.