Rrahën rëndë dy policë në Maqedoni, njëri prej tyre lufton për jetë

Sot pasdite janë rrahur tre policë në Shuto Orizari të Shkupit, njofton TetovaSot.

Marketing

Dy oficerë të policisë dhe një trajnues policie kanë shkuar në Shuto Orizarë për ta marrë të dashurën e trajnuesit policor dhe banorët e zonës kanë menduar se bëhet fjalë për rrëmbim, pas së cilës ata kanë rrahur policët dhe kanë demoluar plotësisht makinën e tyre.

Të tre janë në Klinikë, njëri prej të treve është në luftë për për jetën.

Tek vendi i ngjarjes janë dërguar ekipet speciale për intervenim të shpejtë të njesitit “EBR”.

“Sot, në ora 17.20, në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizare një femër e mitur ka parë se persona të panjohur me forcë e kanë futur një femër në një furgon, por nuk e dinte se për kë bëhet fjalë. Ajo ka njoftuar një person të rritur i cili është paraqitur menjëherë në polici. Janë mbledhur një grup i madh qytetarësh dhe në atë moment kanë hasur një automjet në të cilën kishte tre persona, dy prej tyre zyrtarë policor të stacionit policor Çair, të cilët nuk kanë qenë në detyrë. Grupi prej banorëve kanë sumuar tre personat që ishin në automjet. Personat e rrahur janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore”, theksojnë nga MPB-ja.

Deri në këtë moment nuk ka denoncim për vajzën e zhdukur nga ndonjë familje.

Marketing