Rrahje e rëndë mes femrave dhe meshkujve në shkollën e mesme: Njëra mbetet pa ndjenja, nga goditjet që merr

Një rrahje e rëndë ka ndodhur ditë më parë në qytetin e Ferizajt të Kosovës, në mes një grupi të femrave dhe të meshkujve, shkruan Alsat M.

Marketing

Nga pamjet e siguruara shihet se së pari kacafyten femrat në mes vete, pastaj në përleshje përfshihen edhe meshkujt.

Njëra nga femrat në këtë video mbetet pa ndjenja pasi një mashkull e godet atë. Më pas shihet edhe paniku tek të pranishmit aty, ku edhe kërkohet një shishe ujë që vajza të kthjellet

Rasti ka ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në qytetin e Ferizajt.

Marketing