SOUTHAMPTON, ENGLAND - SEPTEMBER 10: Ross Barkley of England is fouled by Amir Rrahmani leading to a penalty during the UEFA Euro 2020 qualifier match between England and Kosovo at St. Mary's Stadium on September 10, 2019 in Southampton, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ai e kishte pasur ëndërr të luante në Kampionatin Evropian ose në Kupën e Botës me Kombëtaren e Shqipërisë, megjithatë, pasi që kjo ëndërr nuk iu realizua, ai tani presë ta arrijë atë me Kosovën.

Amir Rrahmani e ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa ndeshje të rëndësishme të Kosovës në rrugëtimin në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian. Përkundër që Kosova s’e arriti kualifikimin përmes grupit, Rrahmani mund ta ëndërrojë ende pjesëmarrjen në EURO 2020.

Kosova mund të kualifikohet në Evropian nëse e fiton ndeshjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të play-offs, si dhe pastaj në finale kundër Gjeorgjisë ose Bjellorisë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në muajin mars.

Rrahmani e ka ëndërruar që një kohë të gjatë kualifikimin, mirëpo ai fillimisht kishte shpresuar ta realizonte këtë ëndërr me Kombëtaren e Shqipërisë – për të cilën, para se t’i bashkohej Kosovës, i kishte bërë dy paraqitje, ndërsa për ekipin U21 kishte luajtur në 21 ndeshje.

“Kombëtaret e vogla e kanë ëndërr Evropianin ose Botërorin dhe unë ë ëndërroja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën”, ka thënë Rrahmani, në një intervistë të dhënë për Top Channel.

Rrahmani, që tani luan në Serie A për klubin italian Hellas Verona, ka pasur mjaft suksese në kampionat. Verona është kthyer në hirushen e kampionatit italian duke surprizuar të gjithë me rezultatet pozitive madje të shtunën e lënë pas mundën Juventusin.

“Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1 kështu që është pak a shumë si hakmarrje e jona”, shtoi Rrahmani.

“Nëse një futbollist shqiptar luan mirë atëherë ai i hap derën edhe futbollistëve të tjerë edhe Lazio siç u ka hap derën futbollistëve shqiptarë edhe këtu e kanë derën e hapur. Vendimi ishte i Veronës sepse e kishim një objektiv të përbashkët që të qëndronim në Serie A, por tani mendoj se ky objektiv është rrit. Edhe pse ende nuk është e sigurtë mbijetesa, duke qenë se jemi në vendin e gjashtë janë ndryshuar synimet tona”.