Rrahmani i thotë lamtumirë Veronës

Tashmë e dijmë se Rrahmani do të largohet nga Verona, dhe për këtë na njoftojë edhe vet mbrojtësi kosovar.

Marketing

Mbrojtësi i Kosovës përmes një postimi në “Instagram’, ka zgjedhur fjalët më të mira për t’i falenderuar, tifozët e Veronës lojtarët dhe gjithë shtabin teknik.

“Një vit i mrekullueshëm; një vit i paharrueshëm, i pari për mua në Itali, ku u rrita shumë si futbollist dhe si burrë. Po e lë Hellas Veronën, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës shoqërisë dhe trajnerit Juric, bashkëlojtarëve dhe të mi dhe tifozëve të mrekullueshëm verdhekaltër, të cilët më përkrahën dhe me deshën që nga dita e parë deri në ditën e fundit, madje edhe kur e dinin se e ardhmja ime ishte larg Veronës. Një fjalë të fundit: FALEMINDERIT”, ka shkruan Rrahmani në Instagram.

Aventurën e tij të re, djali i Kosovës do ta vazhdojë përsëri në futbollin italain, por kësaj radhe tek një skuadër më e madhe siç është Napoli.

Kujtojmë se Amir Rrahamni ka zhvilluar gjithsej 36 paraqitje këtë sezon për klubin e tij dhe nuk ka realizuar asnjë gol, por ka qenë besnik në mbrojtje e e Veronës.

Marketing