Rrahu gruan për një euro, aktakuzë për pejanin

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.T për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Marketing

“Me datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore” thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Marketing