Rrëfehet Lewandowski: Po, e kërkova largimin nga Bayerni, ndieja mungesë përkrahjeje

Robert Lewandowski e ka thyer heshtjen të mërkurën në një intervistë për Sport Bild, gjatë të cilës ai publikisht zbuloi se kishte kërkuar të largohej nga Bayern Munichu në fund të sezonit të lamë pas.

Sulmuesi polak ka thënë se nuk ndiente më përkrahje nga klubi, sidomos kur gjërat nuk shkonin mirë. Megjithatë, ai tani zotohet se do ta respektojë kontratën me klubin, pasi gjërat janë përmirësuar, transmeton Gazeta Express.

“Në prill dhe maj, gati të gjithë më kritikonin dhe ndieja se klubi s’më mbronte. Ndihesha i vetëm në këtë situatë. Nuk shënova gola në dy apo tri ndeshje të rëndësishme dhe papritmas të gjithë po flisnin dhe po e kritikonin Lewandowskin. Nuk e pashë dike duke me mbrojtur gjatë kësaj kohe. Asnjë prej shefave nuk më mbrojti”, ka rrëfyer polaku.

Pra, Lewandowski i kishte kërkuar agjentit të vet, Pini Zahavit, ta gjente një klub tjetër për të. Real Madridi kishte qenë duke e ndjekur 30-vjeçarin për vite me radhë dhe e kishte konsideruar blerjen e tij pasi Cristiano Ronaldo e braktisi klubin për t’iu bashkuar Juventusit, ama qëndrimi i Bayernit nuk kishte ndryshuar nga vitet e mëparshme dhe rrjedhimisht drejtuesit kishin dalë kundër shitjes së tij.

“Me Pinin u pajtuam [për të gjetur klub tjetër] sepse në atë kohë nuk po ndihesha mirë në Munich. Në atë kohë nuk përshtatesha më, por pastaj çdo gjë u rregullua. Ndihesha sikur isha pjesë e Bayernit për një sezon dhe se nuk merrja lëvdata. Prandaj edhe kam menduar të largohem”, shtoi ai.

Por, ndryshimi i ndjenjave bëri që Lewandowski të ribashkohej me “familjen” e tij në Munich.

“Zemrën e kam përsëri në Bavari. Tifozët më qëndrojnë përkrah dhe tani e kam kuptuar se ata ende më duan”, tha polaku

evn