Rrëfimi i babait të të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit

Rreth vrasjes së Abid Jasharit para tre ditësh në Prishtinë ka folur Baki Shkodriqi, babai i personit të dyshuar për vrasjen e burrit të hallës së tij.

Marketing

Një konflikt që kishte nisur në vitin 2018 u bë shkaktar për vrasjen e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë. Kështu po thotë Baki Shkodriqi, babai i Besnikut i cili është arrestuar me dyshimin se e vrau burrin e hallës së tij.

Sipas tij gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familjen e saj kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndonëse thotë se ka bërë përpjekje për ta zgjidhur problemin në mes të dy të rinjve ky tha se nuk ishte në dijeni se i biri i tij do të kryente vrasje derisa po të mërkurën ishte nisur nga Austria për në Kosovë për të qetësuar gjakrat.

 

Pikërisht për këtë ky edhe ishte ndaluar nga policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku edhe është sjellë në Prishtinë dhe është intervistuar. Më pas është lënë i lirë.

Në këtë situatë ai tha se do të kujdeset për fëmijët e motrës, babanë e të cilëve e vrau djali i tij.

 

Marketing