Rrefugjatë të infektuar me Covid-19 arratisen nga kampet e Bosnjës

Situata e refugjatëve në Bosnjë vijon te jete e pasigurt madje është përkeqësuar së tepërmi nga Covid-19.Vendi Ballkanik ka numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në rajon ndersa tani po regjistron edhe një rritje të numrit të infeksioneve në kampet e refugjatëve edhe pse në karantinë. Rregullat e rrepta te karantinës kanë sjellë tensione ne kampe.

Rreth 50 rrefugjatë te ardhur kryesisht nga lindja e mesme u larguan nga kampi duke kapërcyer gardhet në për t’i shpëtuar karantinës. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur thotë zyrtarja shëndetësore rajonale Nermina Cemalovic pasi shumë rrefugjatë që janë të infektuar me Covid-19 tashmë jane jashtë qendrave ku jetonin.

Sipas saj autoritetet lokale nuk kanë kapacitete qe t’i monitorojë rrefugjatët e arratisur nga ana mjekësore ndaj ata po rrezikojnë drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.

Marketing

Autoritetet lokale të shëndetit kritikuan agjencinë e refugjatëve të Kombeve te Bashkuara që drejton kampet. Më shumë se 6,000 refugjatë kanë mbetur të mbërthyer në Bosnjen ende të pashëruar nga lufta. Ata po përpiqen të shkojnë në Kroacinë fqinjë dhe më tej drejt evropës perëndimore ku jetojnë edhe familjaret e tyre.

Shumica e rrefugjatëve nga lindja e mesme jetojnë në qendrat e azilit, në kampe të improvizuara me çadra përgjatë kufirit kroat në Bosnjën veriore – shpesh pa pajisje sanitare dhe kujdes mjekësor.

Marketing