Rregulli i ri i FIFA-s, futbollistëve iu ndalohet pështyrja në fushë

Nëse vendoset që futbolli të rifilloj atëherë do të ketë rregulla shtesë për tu mbrojtur nga ndonjë infektim eventual.

Marketing

Pas një takimi të zhvilluar dje, FIFA po mendon që të ndaloj pështyrjen në fushë gjatë lojës dhe nëse kjo ndodh futbollistët të dënohen me karton të verdhë.

“Është një gjest i përhapur në këtë sport, por që nuk ka të bëjë aspak me rregullat higjeno-sanitare”, tha për “Telegraph” kreu i komitetit mjekësor të FIFA-s, Michael D’Hooghe.

“Nisur edhe nga situata e Covid-19, kur të luhet përsëri futboll, pështyrja duhet të shmanget kategorikisht. Pyetja është se si… Ndoshta, ata që pështyjnë, mund të paralajmërohen me karton të verdhë”.

“Pështyrja mund të jetë një mjet për të përhapur infeksionin e “Coronavirus”, duke ditur se spërklat e dala nga goja në një gjest të tillë mund të qëndrojnë në fushë për disa orë. Nëse personi është i infektuar, por asimptomatik, virusi është i pranishëm në fyt dhe mund të përhapet në mjedis, duke pështyrë“, shtoi Ian Bierley, një virolog në Universitetin e Kembrixhit.

Marketing