Rrënohet ndërtimi pa leje pranë Kalasë së Shkupit

Inspektori i autorizuar ndërtimor, përmes mekanizmave teknik, dje ka rrënuar objektin pa leje i cila ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme pranë Kalasë së Shkupit, njoftojnë sot nga komuna Qendër.

Marketing

Siç informojnë nga komuna Qendër, objekti më parë më 18 shtator, është mbyllur nga komuna dhe pronarit i është urdhëruar që në afat të caktuar ligjorë të nis rrënimin e objektit të pa ligjshëm.

Pasi që investitori nuk veproi sipas vendimit dhe vazhdoi ndërtimin, Sektori për Çështje të Inspektimit pranë Komunës Qendr filloi t’i rrënoj ndërtimin pa leje.

Nga komuna Qendër u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u binden ligjeve dhe rregullave të ndërtimit, si dhe të respektojnë procedurat ligjore për ndërtimin e objekteve.

Marketing