Rreth. 1.500 emigrantë në kufirin me Greqinë

Rreth 1.200 emigrantë ndodhen në Greqi në afërsi të kufirit tonë dhe rreth 500 në afërsi të Selanikut, ndërsa ka informacione për përplasje me policinë greke. Gjendja në këtë moment është nën kontroll, deklaroi sot Sashko Kocev, drejtor i MARRI Qendrës Rajonale, për shënimin e 15-vjetorit të kësaj nisme, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e mundur valë e re e emigrantëve në një të ardhme të afërt duke i pasur parasysh ngjarjet në kufirin me Greqinë.

Marketing

“Fillimisht shtetet tani janë shumë më të përgatitura, ekziston mbështetje e madhe nga BE-ja në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, ndërsa në kufirin tonë jugor drejt Greqisë patrullojnë policë të më shumë shteteve evropiane së bashku me policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut. Për dallim prej vitit 2015 Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni është larg më i përgatitur për përgjigje përkatëse nëse paraqitet numër i rritur i emigrantëve”, theksoi Kocev, duke shtuar se nuk pret që të përsëritet gjendja me emigrantët nga viti 2015.

Lidhur me rritjen e numrit të emigrantëve të cilët tubohen në kampet në Greqi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se çdo ditë këmbejnë informacione me homologët grekë.

Sipas Spasovskit, ky tubim më i madh në kampet në Greqi është nga dje, me ç’rast përmes planeve të veçanta është përforcuar sigurimi i kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Deri më tani bëhet fjalë për grup prej rreth 1.200 deri në 1.500 emigrantë. Tani për tani homologët grekë e kontrollojnë këtë numër por gjithsesi kemi për obligim të jemi të përgatitur që ta mbrojmë kufirin dhe mundësinë eventuale për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski.

Spasovski theksoi se është rritur trendit për hyrje ilegale në kufirin jugor. Por, thekson, nëse shihen numrat për atë se sa emigrantë janë kthyer të cilët kanë dashur në mënyrë ilegale të kalojnë, ky numër në vitin 2018 është rreth 16.900.