Rreth 120 mijë votues votuan në komunat me shumicë shqiptare, ja rezultatet (LISTA)

Sipas të dhënave të grumbulluara nga rezultatet e shpallura të KSHZ në ora 17.00, INA ka dalur me një rapor të dhënash se sa vota janë në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Nga statistikat e grumbulluara në 15 komuna që drejtohen nga kryetarë shqiptarë, numri i votave të grumbulluara shkon në 117.690 vota, pa përfshirë komunat e përziera etnikisht sidomos Kumanovën, Butelin, Gazi Babën, Pllasnicën, Mavrovën, Dollnenin, Krushevën, Ohrin, Manastirin si dhe komuna tjera të banuara me shqiptarë. INA

Ja lista e votimeve në 14 komunat sipas të dhënave të KSHZ:

Bërvenicë 4130 vota

Bogovinë 3860 vota

Çair 15.600 vota

Dibër 4200 vota

Gostivar 15.600 vota

Haraçinë 2500 vota

Kërçovë 14.300 vota

Likovë 5.000 vota

Saraj 7.000 vota

Strugë 14.500 vota

Studeniçan 3800 vota

Tearcë 4300 vota

Tetovë 20.000 vota

Zhelinë 2900 vota

Marketing