Rreth 1500 grabitje të rënda janë regjistruar gjatë 3 muajve të fundit në Maqedoni

Për vetëm tre muaj janë regjistruar rreth 1500 grabitje të rënda në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Brendshme.

Marketing

Sipas statistikavep olicore, thuajse gjysma e grabitjeve kanë ndodhur në Shkup dhe rrethinë

Nga gati 1500 grabitje të kryera kanë pësuar shtëpi, vila, ndërsa janë regjistruar edhe 56 makina të vjedhura.

Vetëm 18 për qind e grabitjeve janë regjistruar në zona rurale, shumica janë regjistruar në zona urbane. MPB në raportin e saj ka regjistruar edhe 31 rrëmbime, shumica prej tyre në Shkup.