Rreth 16 mijë shtetas të Maqedonisë jetojnë në Veneto dhe Lombardi ku koronavirusi izoloi 11 vendbanime

Rreth 64 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetojnë në Itali, ku rreth 12 mijë në Veneto dhe rreth katër mijë në Lombardi, dy rajone veriore në shtetin jugor evropian ku ka të izoluar 11 vendbanime për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Marketing

Këto janë të dhëna statistikore të faqes italiane https://www.tuttitalia.it/. Të dhënat janë nga viti 2019, ndërsa deri tani nuk ka informacione zyrtare nga organet tona kompetente për gjendjen me shtetasit e Maqedonisë në këto dy vende italiane pasi janë vendosur masa të jashtëzakonshme, pasi në Itali deri tani janë regjistruar mbi njëqind raste të koronavirusit, ku 89 në Lombardi. Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend jugor evropian.

“Në Lombardi janë infektuar 89 persona, mes tyre edhe një person i ri në Valltelinë, vend ku gjendet pushimorja për skijim”, ka thënë sot Atillo Fontana i cili e udhëheq rajonin të Lombardisë dhe ka kërkuar kontrolle më të rrepta kufitare.
Sipas të dhënave të faqes http://www.tuttitalia.it në Veneto ka 11.736 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në Venecia e cila gjendet në këtë rajon 2.820 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Në dy qytetet italiane për shkak të koronavirusit sot janë anuluar manifestime që tradicionalisht mbahen aty.

Autoritetet në Venecia kanë vendosur të anulojnë karnavalin e njohur dhe gjitha ngjarjet në qytet për shkak të përhapjes së koronavirusit. E njëjta masë është marrë edhe në Milano ku në kuadër të javës së modës është anuluar defileja e Armanit.
Njëmbëdhjetë vendbanime, pjesa më e madhe në rajonin verior të Lombardisë janë izoluar konform masave që i ka ndërmarrë Qeveria italiane, pas gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirosut.

Shkollat dhe kopshtet, objektet sportive dhe dyqanet janë mbyllur. Transporti publik është ndërpre. Ata masa ndikojnë mbi më shumë se 50.000 banorë.

Në Kinë, ndryshe, vendi ku është përhapur virusi numri i të infektuarve është rritur në 76.936, pasi janë paraqitur 648 raste të reja, derisa numri i viktimave ka arrit 2.442, bëjnë të ditur nga Komisioni kombëtar shëndetësor.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut i cili është i hospitalizuar me koronavirus në anijen në portin e qytetit japonez Jokohama është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas trajtimit trejavor, siç ka deklaruar të premten epidemiologu Zharko Karaxhoski nga ISHP ai do të lëshohet.

Në ndërkohë dy inxhinierë kinez të cilët punojnë në autostradën Kërçovë- Ohër dy javë do të jenë në karantinë në fshatin Izvor të Kërçovës. Sipas paralajmërimeve testimet e para të vaksinës së koronavirusit duhet të fillojnë në prill.

Marketing