Rreth 20 mijë ankesa për kartelat pagesore,Angellovska: Po kontrollohen dhe kategorizohen

Kanë arritur mbi 20.000 e-maile, por vetëm një pjesë e tyre janë me ankesa të studentëve të cilët nuk janë në listën e shfrytëzuesve të kartelës pagesore vendore, deklaroi ministria e Financave, Nina Angellovska.

Marketing

“Me të vërtetë kanë arritur një numër i madh i e-maileve, por nuk janë të gjitha ankesa, por ka edhe shumë pyetje nga shfrytëzues se si do të munden t’i shpenzojnë mjetet. Sekretariati i përgjithshëm ka formuar ekip të njerëzve të cilët i kategorizojnë sipas natyrës së porosisë e cila ka arritur. Ka qytetarë të cilët kanë marrë kartelë ndërsa tani pyesin se si ta aktivizojnë, si mund t’i shfrytëzojnë mjetet. Ka qytetarë të cilët kanë dorëzuar kërkesa konkrete se nuk janë në lista, por ende nuk ka përfunduar kategorizimi që të mund të themi se për shembull ka 5.000 qytetarë të cilët nuk janë në listë dhe kanë dorëzuar dëshmi”, tha Angellovska në pyetjen e gazetarëve dhe shtoi se në mënyrë transparente do të informojnë për çfarëdo lloj korrigjimesh shtesë për numrin e ankesave dhe për ankesat e pranuara.