40 vjeçarja Aneta Timevska nga Shkupi edhe pse ka një djalë, ajo vullnetarisht ka kërkuar dhe ka marrë certifikatë që të përkujdeset edhe për një fëmijë, pavarësisht gjinisë. Nga muaji shtator, në shtëpinë e saj pret të sjellë fëmijën për të cilën do të përkujdeset deri në moshën 18 vjeçe, aq sa lejon ligji për familjet përkujdesëse.

Sipas Ministrisë për punë sociale, në Maqedoni vazhdon të ketë numër të lartë të fëmijëve që presin një familje. Për momentin janë 200 të tillë. Sipas Timevevskës, asnjë Institucion nuk mund ta zëvendësojë ngrohtësinë familjare, prandaj janë të nevojshme më shumë familje përkujdesëse.

Gjëja më e rëndësishme është që ne si përkujdesës gjithmonë ta potencojmë kontaktin me prindërit biologjik, kuptohet nëse kjo është e mundur sepse çdo fëmijë kërkon prindin e tij biologjik pas një kohë të caktuar, pavarësisht se si është ai. E deri atëherë, prindërit biologjik I jepet kohë që ti kalojë dobësitë e tij. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme sepse nuk je përkujdesës gjatë gjithë jetës, je përkujdesës për një kohë të caktuar. Dua të apeloj të gjithë të dhurojmë dashuri dhe të bëhemi përkujdesës – u shpreh Aneta Timevska, qytetare.

Fëmijët të cilët kanë nevojë për familje përkujdesëse janë ata të cilët i kanë humbur prindërit, pa marrë parasysh nëse ata kanë vdekur ose për ndonjë arsye i kanë braktisur si dhe fëmijët të cilët duhet të ndahen nga prindërit e tyre për shkak të lënies pas dore apo keqtrajtimit. Nga UNICEF-i madje paralajmërojnë se prindërit që marrin nën përkujdesje fëmijë, përfitojnë përvojën e cila më pas do t’u ndihmonte atyre në procesin e adaptimit.

Kujdesin nëpër familje, fëmija mund ta mer gjatë 24 orëve dhe është shumë më stimuluese dhe ndihmuese për fëmijën. Praktika e vendeve të Evropës flet se më shumë preferohet fëmija të dërgohet në përkujdes familjar se në institucione shtetërore – theksoi Benjamin Perks, Unicef Maqedoni.

Ministria e punës sociale në bashkëpunim me UNICEF-in tashmë po zhvillojnë fushatën “Çdo fëmijë i nevojitet familje” me qëllim promovimin e formave alternative të përkujdesjes. Familje përkujdesësi mund të bëhet çdo familje që ka kushte të përshtatshme banimi dhe të ardhura, gjendje të mirë shëndetësore dhe paraprakisht të kalojë trajnimin për përkujdesjen e fëmijëve