Rreth 4000 vëzhgues monitorojnë zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet presidenciale në vend në raundin e dytë do t’i monitorojnë 3.381 vëzhgues nga vendit 520 vëzhgues të huaj dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Marketing

MOST ka numrin më të madh të vëzhguesve, 195 janë nga misioni OSBE/ODIHR, si dhe vëzhgues nga Kongresi Botëror Maqedonas, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Për raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut vëzhgues kanë akredituar edhe ambasada të vendeve të huaja në Maqedoninë e Veriut edhe atë Ambasada e Federatës Ruse, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Francës dhe Shqipërisë.