Rreth 5500 vende të lira në konviktet studentore

Afati për paraqitje elektronike të studentëve të rregullt nga viti i dytë dhe studimeve më të larta për akomodim në konvikte në vitin akademik 2018/2019 zgjat deri më 15 gusht, ndërsa për studentët e vitit të parë do të jetë prej datës 7 e deri më 14 shtator.

Marketing

Sipas Konkursit që e publikoi MASH, në 11 konvikte në Shkup, Manastir, Ohër, Shtip, Prilep dhe Probishtip, të lira janë gjithsej 5.496 shtretër.

Prej tyre, 1103 shtretër janë për ato që do të regjistrohen në vitin e parë në fakultet, pas regjistrimit në fund të muajit (afati i parë i regjistrimit 30 dhe 31 gushti), ndërsa 4393 shtretërit të tjerë janë për studentë nga viti studentor i dytë, tretë, katërt, pesë dhe gjashtë.

Studentët të cilët paraqiten në Konkurs duhet ta plotësojnë formular elektronik të vendosura në internet faqen www.konkursi.mon.gov.mk. Studentët mund të konkurrojnë për pranim vetëm në një konvikt.

Pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e pranuar nëpër konvikte, nëse kapacitetet akomoduese mbeten të paplotësuara në ndonjë konvikt të caktuar, paraqitja elektronike do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, më vonë deri më 28 shtator të viti 2018.

Kushtet, dokumentet e nevojshme, mënyra dhe afati i paraqitjes janë të përfshira në Konkursin për pranim të studentëve në konvikte.

Marketing