Rreth 700 fëmijë të rasteve sociale do të shkojnë për pushime në Strugë

Rreth 700 fëmijë dhe shoqërues të tyre nga familjet me rrezik social në gjithë vendit, nga java e kaluar deri në fund të verës në pesë ndërrime do të qëndrojnë për pushime verore në Strugë. Pushimi realizohet me mbështetjen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqit të Kuq, ndërsa akomodimi është në vendpushimin “Majski Cvet”.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPPS, pushimi zgjat një javë, që përfshinë gjashtë pansione të plotë dhe se këtë masë e shfrytëzojnë nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e pestë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është destinuar për anëtarët e familjes që përfitojnë ndihmë minimale , për jetimët dhe prindërit pa kujdes prindëror, si dhe fëmijët me aftësi të kufizuara”, sqarojnë nga MPPS.

Nga kjo ministri theksojnë se do të investohet të investojnë në kushte më të mira për kategoritë e rezikuara në shoqëri për shkak se secili njeri meriton jetë të dinjitetshme dhe secila fëmijë mundësi të njëjtë.

“Me reformën sociale e rritëm ndihmën financiare për amviseritë me rrezik social, vendosëm masa dhe shërbime të reja për jetë më cilësore”, thuhet në njoftim.

Marketing