Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA do të bëjë rekonstruimin e medresesë “Isa Beu” dhe për këtë qëllim ka ndarë rreth 1 milion euro. Koordinatori i programit, Ajtekin Ajden, nënvizoi se pas vëzhgimit të gjendjes faktike nga ana e TIKA-s, është konstatuar se objektet higjienike të përbashkëta siç janë: tualetet, banjot dhe kuzhina ishin të vjetruara dhe kishin probleme të mëdha higjienike.

Ai tha më tej se po ashtu janë konstatuar dëme të mëdha në muret e jashtme dhe të brendshme të objektit për shkak të problemit me rrjetin e ujrave të zeza.

“Është e paraparë që rekonstuimi së bashku të kompletohet për rreth muaj, domethënë 5 muaj është afati i dhënë. Përvoja jonë flet që të gjitha punët që bëhen nga fusha e rekonstruimit, ka shumë punë të pa parashikuara të cilat i shihni gjatë punës.

Ndoshta nuk do të ishte mirë të jap shumë, megjithatë me punët që janë paraparë rreth 1 milion euro, pra afërsisht 1 milion euro do të jenë të gjitha punët, pra punët ndërtimore, rekonstruim dhe pajisje dhe gjithçka. Si afat e kemi atë 5 mujor, por ne gjithsesi duam ta kompletojmë punën shumë më shpejtë, pra të gjitha punët i kemi përshpejtuar që të jetë gjithçka e përfunduar dhe të vendoset në funksion sa më shpejtë.”

Sa u takon konvikteve, Ajden tha se atje kanë hasur në probleme me dyshemetë, dritaret dhe dyert, duke nënvizuar se këto kushte të këqija ndikojnë në zvogëlimin e numrit të nxënësve në këtë institucion shkollor, i cili është i vetmi për arsim fetar në Maqedoni, ka deklaruar Ajtekin Ajden, koordinator i programit, TIKA.

“Gjatë muajit korrik nga ana e Kryesisë tonë u organizua tender për realzimin e punëve të renovimit dhe pajisjes së objektit arsimorë dhe konviktit të Medersesë Isa Beu. Së pari do të zhvillohen punimet në pjesët e objekteve higjienike të përbashkëta ndërkohë do të vazhdojmë me punime në konvikt dhe kuzhinë ku planifikojmë me një intensitet të përshpejtuar që t’i përfundojmë për një afat sa më të shkurtë.

Pas përfundimit të punimeve ndërtimore, do të vazhojmë me pajisje të konviktit dhe kuzhinës të cilat gjithashtu do të jenë si pjesë e donacionit nga Kryesia jonë.”, ka shtuar Ajtekin Ajden, koordinator i programit.

Projekti po ashtu parasheh rregullimin e dajles emergjente, shkallët e zjarrit, rregullimin e mjedisit hapësinor. Pas përfundimit të këtyre punimeve pritet të kompletohet i gjithë kompleksi arsimor me kushte moderne dhe higjienike. Kërkesa për renvovim dhe pajisje të Medersesë “Isa Beu” ka ardhur nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, institucion ky në kuadër të cilit funksionon mederseja në fjalë.