Rreziku nga koronavirusi, Serie A nuk do të ndërpritet

Seria-A nuk do të ndërpritet. Ky është vendimi i fundit i marrë nga Federata Italiane e Futbollit.

Marketing

Pasi u shty dy herë nga autoritetet italiane, ndeshja mes Parmës dhe Spal do të luhet, duke filluar nga ora 13:45.

Takimi ishte planifikuar për t’u zhvilluar në orën 12:30, por arbitri i ndeshjes i urdhëroi lojtarët të shkojnë në dhomat e zhveshjes, me ndeshjen që u shty me 30 minuta.

Por pas shumë e shumë bisedimesh u mor vendimi që kampionati të vazhdojë. Ndeshjet e kampionatit italian luhen me dyer të mbyllura për shkak të frikës së përrhapjes së koronavirusit.

Marketing