Rreziku nga sulmet terroriste, ja çfarë thotë zëvendësministri Nuhiu

Ditë më parë u njoftua për arrestimin e disa peronave që po planifikonin sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut. Çfarë skenari terrorist ishte përgatitur në vend? A ekziston rrezik i lartë për sulme terroriste nga ISIS-i në vend?

Marketing

Sa persona deri tani janë marr në pyetje në MPB?
Në këto dhe pyetje tjera, përgjigjet sonte numri dy i MPB-së Agim Nuhiu, në kuadër të Intervistës javore në TVM2.

“Ne nuk mund të themi sa është tani për tani shkalla e rrezikut dhe të kërcënimit për arsye se ne kemi një strategji kombëtare dhe kemi të definuar pozicionin e vendit tonë në rrafshin regjional, shtetëror dhe lokal. Bëhet fjalë për katër persona të cilat kanë qenë pjesë e veprimit të fundit të policisë.

Shërbimet MPB-së kanë informacione, kanë bërë analizë të fakteve veç e veç dhe analizë të fakteve si tërësi dhe koncepti dhe skenari po ashtu është vendidentuar por në këto momente nuk mund të ndajmë më shumë informacione për opinionin e gjërë.

Janë dërguar të gjitha materialet për të cilën shërbimet tona kanë hasur si rrethana si fakte që do të mund ti shërbejnë organeve të pushtetit gjyqësor” – thotë zëvendës ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Marketing