Rrëzohet autobusi italian në Zyrih, dy shqiptarë mes të plagosurve

Një autobus i nisur nga Xhenova në Itali me destinacion final Dusseldorfin, është përplasur me një mur afër Zyrihut në Zvicër.

Marketing

Mediat raportojnë se një grua vdiq në aksident dhe 44 pasagjerët e tjerë u plagosën, dhe tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia lokale njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 4:15 në autostradën A3 dhe kur arritën ekipet e shpëtimit, shumë pasagjerë ishin akoma të bllokuar brenda mjetit.
Automjeti i përket një dege të kompanisë së transportit “Flixbus”. Rrëzimi i tij bllokoi një nga autostradat kryesore të Zvicrës në të dy kahet e qarkullimit ndërmjet Brunaut dhe Wiedikon.

Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, por mendohet se mjegulla dhe bora në Alpe ka vështirësuar drejtimin e autobusit për shoferin që është i plagosur rëndë.
Ndërkohë, paraprakisht raportohet nga mediat zvicerane se mes të plagosurve, dy prej tyre janë shtetas shqiptarë, por nuk bëhet i ditur ende identiteti i tyre.

Marketing