Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi(Foto)

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Serbi. Raportohet se aeroplani është rrëzuar në afërsi të Loznicës, konkretisht në zonën e fshatit Brasina. Njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një qytetar, në oborrin e të cilit ka rënë avioni. Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe organeve tjera kompetente. 

Marketing
Marketing