Rrihen brutalisht dy vajza në autobus, nuk kishin pranuar të putheshin (VIDEO)

Kryetari i Londrës, Sadik Kan e ka dënuar sulmin ndaj dy vajzave, pasi dy dhunues paraprakisht i kishin detyruar të putheshin në publik.

Marketing

Policia londineze menjëherë i ka ftuar dëshmitarët okular që kanë qenë mbrëmë prezent gjatë dhunimit brutal të të dy vajzave të cilat ishin duke udhëtuar në njërin nga autobusët urban përgjatë qytetit.

Vajzave fillimisht u ishin afruar katër persona me çka i kishin detyruar të putheshin mes vete.

Pasi që vajzat nuk kanë pranuar të puthen, janë rrahur brutalisht. Incidenti ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Kamdenit, pjesën veriore të Londrës.

Marketing