Rriten çmimet e derivateve të importuara

Çmimet e importit të derivateve në vend në qershor të këtij viti janë më të larta për 0,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe për 41,7 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, tek benzina e motorit ka rritje të çmimit për 0,5 për qind në nivel mujor, ndërsa 36 për qind në nivel vjetor. Tek lëndët djegëse ose karburanti me vajguri, rritja është 4,4 për qind në muaj dhe 43,4 për qind në vit, ndërsa te nafta 0,3 në nivel mujor dhe 44,5 në nivel vjetor.

Rritje prej 2,8 për qind në nivel mujor dhe 39,3 për qind në nivel vjetor është vërejtur te mazuti, ndërsa te propani dhe butani gjegjësisht gazi i lëngët i naftës rritja është 1,9 për qind në nivel mujor dhe 28,6 për qind në nivel vjetor.