Rriten pagat e punonjësve shkencorë nga shtatë institucione

Për 25 për qind do të rriten pagat e punonjësve shkencorë nga shtatë institucione në vend, ndërsa për punonjësit e atjeshëm është tejkaluar problemi me përqindjen për punën e kaluar dhe ata gjithashtu kanë rritje të pagave prej pesë për qind. Rritja e përgjithshme e të punësuarve në këto institucione shkencore, numri i të cilëve arrin rreth 250, është diçka mbi 40 për qind.

Marketing

“E rregulluam fillimisht padrejtësinë e punës së kaluar, ajo është 10-12 për qind që ata i kanë humbur. Ajo është e drejta e tyre, nëse jo në gjykatë do të marrin dhe do të duhet shteti me shpenzime të përmbaruesve t’i paguajë ato. Ne i rregulluam, ato pesë për qind, këto 12 dhe në pagat e përgjithshme kemi 25 për qind rritje”, deklaroi sot Zaev, i cili pati fjalim në hapjen e seminarit ndërkombëtar për konferencën ndërkombëtare “Tjetri në kulturën ballkanike” në Institutin për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Shkup.

Pagat e punonjësve shkencorë tani, siç shtoi, janë diçka më të larta se ato në rajon.

Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me grevën e paralajmëruar të SASHK-ut, tha se është lehtë të organizohet grevë, por se beson se do të gjindet zgjidhje. Do të bëjmë gjithçka, shtoi ai, për të arritur marrëveshje me SASHK-un.

Në shtet, shtoi kryeministri, ka para kur nuk shpenzohen në punë jo produktive, duke theksuar se në Qeveri punohet në Buxhetin e ri për vitin e ardhshëm. .

Marketing