Rriten pagat e të punësuarve në NP Hekurudhat – Infrastruktura

Përmes një vendimi të marrë nga ana e drejtorit të ri të Ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura dhe janë rritur për 5 për qind pagat e gjithë të punësuarve në këtë ndërmarrje, kështu njoftojnë nga kabineti i drejtorit gjeneral të ndërmarrjes, Festim Halili.

Marketing

Edhe përkundër shumë problemeve financiare që e kanë shoqëruar këtë ndërmarrje vite me radhë, për vetëm një muaj në krye të kësaj ndërmarrje drejtori gjeneral Festim Halili ka arritur që të stabilizojë proceset e punës në këtë ndërmarrje përfshirë edhe pagat e të punësuarve.

Vendimi sot ju është kumtuar gjithë të punësuarve në ndërmarrje nga vet drejtori z. Halili, ndërkohë që shumë të kënaqur kanë mbetur gjithë të punësuarit derisa ai ka deklaruar se punët nuk do të ndalojnë me kaq pasi që rritje do të ketë edhe në vazhdim.

Marketing