Rriten përmasat e tragjedisë në Danub, pak shanse për të mbijetuar

Stafi nga ambasada e Koresë së Jugut në Budapest, po ndihmon zyrtarët hungarezë në identifikimin e të shpëtuarve dhe viktimave që humbën jetën nga mbytja e anijes turistike në Danub pas përplasjes me një anije tjetër më të madhe. Anija kishte 33 turistë, shumica nga Koreja e Jugut dhe mes tyre edhe fëmijë.

Marketing

Të paktën 7 të vdekur dhe 21 të zhdukur raportohen deri në këto momente. Dhjetra automjete emergjente ishin të dukshme në një shtrirje disa kilometrike në drejtim të rrymës nga vendi i aksidentit që ndodhi pak pas orës 21 të mbrëmjes së 29 majit. Orët e shumta që kanë kaluar nga aksidenti e bëjnë tepër të vështirë gjetjen e të zhdukurve pasi rrymat janë të forta dhe vështirësia shtohet pasi temperatura e ujit është 10-12 gradë celcius

Shërbimi Kombëtar i Ambulancës po kryen gjithashtu kërkime përgjatë një shtrirje drejt rrymës. Faqet e internetit e përshkruajnë anijen e mbytur si një nga anëtaret më të vogla të flotës. Kishte dy kuverta, një motor 150 kuaj fuqi dhe një kapacitet për 45 personash. Varka që u mbyt u identifikua si “Hableany”, ose Mermaid.

Marketing