Rriten rrogat e të punësuarve në NP Hekurudhat – Infrastruktura

Përmes një vendimi të marrë nga ana e drejtorit të ri të Ndërmarjes publike Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura dhe janë rritur për 5 përqind pagat e gjithë të punësarve në këtë ndërmarje, kështu njoftojnë nga kabineti i drejtorit gjeneral të ndërmarjes, Festim Halili.

Marketing

Edhe përkundër shumë problemeve financiare që e kanë shoqëruar këtë ndërmarje vite me rradhë, për vetëm një muaj në krye të kësaj ndërmarje drejtori gjeneral Festim Halili ka arritur që të stabilizojë proceset e punës në këtë ndërmarje përfshirë edhe pagat e të punësuarve.

Vendimi sot ju është kumtuar gjithë të punësuarve në ndërmarje nga vet drejtori z. Halili, ndërkohë që shumë të kënaqur kanë mbetur gjithë të punësuarit derisa ai ka deklaruar se punët nuk do të ndalojnë me kaq pasiqë rritje do të ketë edhe në vazhdim.

Marketing