Rritet bilanci nga zjarret në Turqi

Në Turqi, numri i viktimave ka shkuar në 6, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit.

Marketing

Në gatishmëri janë vënë 4 mijë zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, të cilët po luftojnë me flakët, ndërsa në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, situata duket mjaft kritike.

Nga ana tjetër, mediat pro-qeveritare turke spekulojnë se zjarrin po e shkaktojnë mbështetësit e Partisë Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Marketing