Rritet frekuenca e automjeteve në Tabanoc

Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve dhe duhet të pritet rreth 30 minuta për dalje nga vendi.

Marketing

Siç informon LAAM, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata nga ana e kufirit të Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes me automjete, të respektojnë rregullat lidhur me shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet e vendosura në qarkullim. Në grykat është e mundur paraqitja e shembjeve, veçanërisht në akset rrugore : Koçan – Makedonska Kamenicë -Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë -Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë- Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Marketing