Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtuan nga LAMM.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër, Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.