Rritet intensiteti i qarkullimit, vende-vende rrugë të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Marketing

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në Rrugën rajonale P1107, pjesa qendrore përmes Kavadarit (Bulveardi Perëndimor), edhe sot do të kryhen aktivitete ndërtimore nga ora 8:00 deri në 17:00
LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. LAMM apelon tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Marketing