Rritet numri i personave të dëbuar nga Gjermania

Autoritetet gjermane lëshuan 11.081 urdhëresa për deportim në vitin 2019, që është rritje e mprehtë në krahasim me vitin 2018, kur ka pasur vetëm 7.408 urdhëresa të tilla, njofton DPA.

Marketing

Urdhrat për deportim më së shpeshti janë lëshuar për ukrainas – 1.252, pastaj vijojnë shqiptarët – 1220 dhe serbët – 828.

Autoritetet në Gjermaninë jugperëndimore më së shpeshti e kanë realizuar këtë praktikë. Të dhënat janë publikuar si përgjigje e pyetjes së parashtruar nga partia E Majta.

Urdhrat për deportim më së shpeshti lëshohen për të huaj, të cilët paraqesin kërcënim për rendin publik, siç janë dilerë të drogës ose përkrahës të organizatave terroriste. Të huajt e goditur nga masa e tillë duhet ta braktisin Gjermaninë dhe nuk u lejohet që sërish të hyjnë në shtet.

Marketing