Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, 225 të infektuar dhe 6 të vdekur në 24 orët e fundit

6 persona kanë vdekur nga virusi korona në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ata kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. 3 viktima janë nga Shkupit të moshave 63, 71 dhe 83-vjeçare, një nga Prilepi 78-vjeç, Tetova 63-vjeç dhe Manastiri 59-vjeç, raporton tv21.tv.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1694 teste, nga të cilat 225 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. 96 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 8 në Kumanovë, 7 në Shtip, 8 në Prilep, 15 në Tetovë, 3 në Strugë, 5 në Veles, 8 në Manastir, 2 në Ohër, 6 në Kavadar, 2 në Gostivar, 1 në Gjevgjeli, 11 në Strumicë, 7 në Kriva Pallankë, 1 në Radovish, 17 në Koçan, 1 në Pehçevë, 10 në Berovë, 3 në Vallandovë, 1 në Vinicë, 2 në Dellçevë, 1 në Kratovë, 6 në Shën Nikollë dhe 4 në Kërçovë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 96 pacientë të shëruar. Prej tyre 33 janë nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 13 nga Tetova, 5 nga Prilepi, 2 nga Velesi, 3 nga Manastiri, 1 nga Kavadari, 5 nga Gostivari, 1 nga Kriva Pallanka, 6 nga Koçani, 3 nga Probishtipi, 1 nga Makedonski Brodi, 1 nga Berova, 1 Vinica, 3 Shën Nikolla, 2 Kërçova dhe 4 të shëruar nga Resnja.

Për momentin numri total i rasteve aktive në vend është 2450 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 18363 persona, prej të cilëve 15164 janë shëruar ndërsa 749 kanë ndërruar jetë.

Marketing