Rritet numri i të infektuarve në Gostivar, Taravari kundër karantinimit eventual

Edhe pse numrat e personave të infektuar me virusin korona në Gostivar, dita–ditës rriten, Komuna e Gostivari është kundër karantinimit të qytetit.

Marketing

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari thotë se në aspektin shëndetësor karantina do të ishte pozitive, por në aspektin financiar do të dëmtonte edhe më shumë bizneset të cilët edhe ashtu periudhën e fundit kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të pandemisë.

I pyetur se në vend të karantinës çfarë tjetër mund të kishte kontribuuar në uljen e të infektuarve, Taravari thotë se si pushtet lokal nuk kanë asgjë në kompetencë dhe për këtë propozim duhet të japë qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, rreth përgatitjeve për Qendrën Covid, bëri të ditur se kërkohet lokacion i përshtatshëm për ngritjen e saj dhe sipas kompetentëve, ai vend do të kishte qenë parkingu aktual i Spitalit të qytetit.

Në fund, të theksojmë se Gostivari dje ishte qyteti i dytë në vend me numrin më të lartë të të infektuarve të rinj me Covid 19. Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht Gostivari me rrethinë ka 854 raste aktive me virus korona.

Marketing