Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal

2825 raste të reja me grip janë regjistruar gjatë javës së shkuar në vend. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik flet se ky numër është për rreth 80% më i lartë në krahasim me javën paraprake ku numri i rasteve me grip kishte arritur në 1600. Rastet me grip kanë tejkaluar kufirin e paraparë të sezonës së gripit, ndërsa moshat më të prekura edhe këtë javë rezultojnë nga 15-64 vjeç. Deri më tash nuk është regjistruar viktimë nga gripi.

Marketing

Tani mund të them se gjithë vendi, me përjashtim Probishtipi dhe Demir Hisari është përfshirë nga prezenca e gripit, normalisht dikund më pak raste dikund më shumë. Në Strumicë dhe në Shkup është regjistruar numri më i madh i të prekurve, njejtë edhe Dibra ka rritje të numrit të rasteve- deklaroi Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe.

Për sezonin 2019-2020 numri total i rasteve me grip është 7,143. Deri më 19 Janar rreth 15,000 persona janë vaksinuar me vaksina komerciale ndërsa rreth 28,500 persona të tjerë – kategori të rrezikuara si të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët janë imunizuar me vaksinat pa pagesë. Ne rajonin e Evropës paraqitja e gripit këtë vit ka filluar më herët në krahasim me vitet paraprake.

Marketing