Rritet numri i të shëruarve nga coronavirusi në Maqedoni

Numri i rasteve aktive me coronavirus në vend arrin në 22.538. Nga këto në Shkup ka 10.852, në Prilep, Tetovë dhe Gostivar mbi 1000, në Kumanovë-9.00. Pothuajse në të gjithë qytetet tjera numri i të infektuarve është treshifror.

Marketing

Është rritur numri i të shëruarve nga coronavirusi, ndërsa nuk është ulur numri i të vdekurve nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 67.311, numri i pacientëve të shëruarve është 42.872, ndërsa numri i vdekjeve është 1.901.

Ministri i Shëndetësisë dje deklaroi se nuk ka ilaç specifik dhe të veçantë për COVID-19 dhe se po bëhen kombinime të terapive aktuale të sëmundjeve ose simptomave tjera çka i ka kjo sëmundje.

Ai u bën thirrje çdo pacienti që vetëm në konsultime me mjekët amë të marrin terapinë adekuate.