Rritet numri i viktimave në Itali, 474 të vdekur në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali është shënuar një rritje e numrit të viktimave. Janë regjistruar 474 viktima, shifër kjo që nuk regjistrohej prej datës 21 prill.

Marketing

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur më 29 710.

Gjithashtu janë regjistruar 1900 raste pozitive, duke e çuar në 209 328 numrin e të infektuarve.

Numri i personave aktual i të infektuarve është 100 704.

Përmirësim vazhdon të ketë situata në strukturat spitalore. Janë regjistruar 212 pacientë më pak në regjim spitalor e 39 pacientë më pak në repartet e terapisë intesive.

Dhe në veri të Italisë dita e sotme shënon të dhëna negative. Janë regjistruar 431 viktima e 329 prej tyre janë në rajonin e Lombardisë.

Ndërsa në territorin qëndror e jugor të Italisë janë regjistruar sot 434 viktima.

Numri i tampoenve të kryer deri më sot është 2.108.837.

Marketing