Rritet numri i vizitorëve në Qendrën e skijimit të Mavrovës

Drejtori i qendrës turistike të skijimit Mavrovë, Ognen Cigovski vlerëson se numri i vizitorëve po shënon trend të rritjes, por se duhet më shumë përpjekje lidhur me infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e turizmit malor në Maqedoni, si dhe më shumë përpjekje për të realizuar hapat investuese për të ardhur deri te përmirësimi i kushteve të përgjithshme.

Marketing

Ai për agjencinë Anadolu, ka theksuar se investimi tjetër i madh në Mavrovë do të jetë zëvendësimi i kapacitetit me një ulëse me teleferik. Cigovski shfaqi shpresën se në të njëjtën kohë shteti do të ndihmojë në ndërtimin e përmirësimit të infrastrukturës, sidomos në krijimin e hapësirës më të madhe të parkimit për automjetet e mysafirëve.

“Sezoni tashmë ka filluar prej 20 dhjetorit, falë sistemit për bërjen e borës që mundëson sezonin ta hapim më herët se zakonisht, ja pra tashmë edhe në fillim të janarit kemi edhe borë natyrore. Të gjitha instalimet e teleferikëve punojnë, të gjitha shtigjet janë të përgatitura për të pranuar skijatorët. Tani në ditë mund të themi se kemi 1.500 deri në 2.000 dhe mund të them se të gjitha kapacitetet janë të plotësuara në dy javët e para të muajit janar”, deklaroi Ognen Cigovski, Qendra e skijimit Mavrovë.

Ai shtoi se Qendrën e skijimit Mavrovë e vizitojnë turistë nga vendi, por edhe nga rajoni dhe më gjerë.

“Meqë kjo periudhë e skijimit në periudhën dimërore dhe vet vendosja e sistemit për bërjen e borës ka rritur interesimin, mund të themi se të gjitha shifrat janë duke u rritur lidhur me mysafirët dhe lidhur me të gjitha kapacitetet që ka Mavrova, qofshin ato hotelierike ose vendosje private.

Mysafirët më të shpeshtë janë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria dhe nga fundi i muajit janar edhe mysafir nga Turqia, meqë pushimi dimëror fillon nga fundi i janarit”, tha ai.

Qendra e skijimit në Mavrovë ka shtigje skijimi nga 1 255 deri në 1 860 metra mbi nivelin e detit. Zona e skijimit servisohet me 3 teleferikë dhe 11 ski-liftë të cilat ofrojnë 25 kilometra shtigje skijimi.

Marketing