Rritet për 1.1 miliardë denarë buxheti i MASH, Carovska: Dyfish më shumë investime kapitale

Ministrja e arsimit dhe shkencës Mila Carovska prezentoi  buxhetin për resorin që drejton. Ai arrin në 31 miliardë e 100 milion denarë, që është një rritje prej 1.1 miliardë krahasuar me vitin e kaluar. Janë siguruar 122 milion denarë për bllok-dotacione, të cilat në vazhdimësi do të sigurojnë pagesa të pagave, orëve jashtë orarit, mjeteve higjienike dhe një pjesë të pajisjeve për mësimdhënie në internet. Një miliard denarë janë alokuar për investime kapitale, dy herë më shumë sesa vitin e kaluar.
“Për herë të parë, një nga kriteret themelore të konkursit për investime kapitale në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të jetë aksesueshmëria. Kushti kryesor për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të mbështetur një projekt të caktuar është ose që ai të jetë i disponueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Përveç kësaj, për herë të parë 54 milion denarë do të ndahen përmes Buxhetit të Ministrisë për punësimin e asistentëve arsimorë.”, tha Carovska.
Carovska përmendi përmendi rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme, rindërtimin e konvikteve të studentëve dhe institucioneve publike për arsimin e lartë, si dhe ndërtimin e sallave sportive. 900 milion denarë janë dhënë për bursa për nxënës dhe studentë, do mbulohet pagesa e një vakti studentor falas për 50 mijë të rinj, sqaroi dinamikën e re të pagesës së bursave studentore në dhjetor.