Rritet trendi negativ në Britani, 786 viktima në 24 orë

Departamenti i Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar raportoi këtë të martë se 786 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Marketing

Nga 9,740 persona të testuar 3,634 kanë testuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit duke e cuar numrin total në 55,242 të prekur nga pandemia.

Numri total i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar është 6,159 ndërsa deri tani janë bërë 213,181 testime.

Ata mbeten ende larg objektivave testues të vendosur nga ministri i Shëndetësisë, Mat Hankok i cili ka deklaruar se deri në fund të prillit do të kryhen 100 mijë testime në ditë.

Kryeministri britanik Boris Xhonson, i prekur nga koronavirusi, ndodhet i shtruar në spital në kujdes intensiv por zyra e tij thotë ai nuk ka pneumoni dhe se frymëmarrja e tij nuk asistohet nga respiratorët.

Marketing