Rritja e BPV-së në kuartalin e parë 4,1 për qind, Zaev paralajmëron rritje edhe të pensioneve

Rritja ekonomike në kuartalin e parë të vitit arriti 4,1 për qind. Këtë e njoftoi kryeministri Zaev në fjalimin para pensionistëve të Sfilatës republikane të këngëve dhe valleve të vitit 2019.

Marketing

“Kur ekonomia rritet mbi katër për qind dhe arrin potencialin atëherë rriten edhe pensionet dhe kjo është korrekte. Sot në mesditë në pres konferencë do të njoftojmë se BPV për kuartalin e parë të këtij viti është 4,1 për qind, që nënkupton se do të ketë rritje dinamike të pensioneve dhe nëse vazhdon ky trend kjo nënkupton se përkundër harmonizimit të rregullt me shpenzimet e jetesës do të ketë dimensionime serioze në rritjen e pensioneve sepse është rritur fuqia punëtore e përgjithshme vjet, respektivisht nga vitit 2018 deri në vitin 2019, janë punësuar 40 mijë persona”, tha kryeministri Zaev.

Të dhëna për rritjen e BPV-së në kuartalin e parë do të publikohen gjatë ditës dhe Entit Shtetëror të Statistikës.

Marketing