Rritja e infektimeve, rihapet spitali modular në Shkup

Pas dy muajve pauzë, Spitali Modularë në Klinikën Infektive përsëri filloi me punë. Në dy muajt e kaluara ka shërbyer si punkt për imunizimin e personelit mjeksorë. Tani këtu trajtohen pacientët me Covid 19 edhe pse do rtë vazhdojë imunizimi i ekipit të mjekësorë por më një intenzitet më të vogël.

Marketing

“Gjithcka deri tani ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer,sic e shihni nuk ka rradhë pritje të personelit mjeksorë për tu vaksinuar. Mbrëmë vone jemi përgatitur që tu përgjigjemni të gjitha kërkesave të pacientëve. Në spitalin modularë ka patur 6 pozicione por tani kemi katër pozicione megjithatë funksionon shumë mirë, jemi organizuar që të mos I kthejmë pacientët që të kalojmë në të njejtin shteg” – tha mjekja, Sanja Cilevska Modejanoska.

Vetëm dy muaj pasi u hap si kapacitet ndihmës për klinikën e sëmundjeve infektive, spitali modular në Shkup pushoi së funksionuari sepse nuk kishte pacientë për tu trajtuar.

Spitali funksionoi që nga tetori I vitit të kaluar dhe shumë shpejt 75 shtretërit e tij u mbushën.

Pasi shifrat Covid filluan të bijen  kjo bëri që spitali modular të mos jetë I nevojshëm dhe I njejti u kthye në punkt për imunizimin e personelit mjekësor, prej sot është rihapur do të  vazhdojnë të trajtohen pacientët me Covid 19.

Marketing