Pas shpalljes së Statistikave shtetërore se paga neto mujore në vend u rrit për mbi 6 për qind në nivel vjetor dhe arriti në mbi 24 mijë denarë, ky informacion ka shkaktuar shumë reagime në publik. Tema e përjetshme midis qytetarëve është fuqia blerëse dhe standardi. Institucionet njoftojnë se ka përmirësime në gjendje, por qytetarët thonë se nuk kanë përjetuar ndonjë ndryshim në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës.

“Kam rrogën 25,000 denarë, por ama kam punuar ditë e natë.”
” Ne kemi nevojë për 500 deri 600 euro për një jetë më të mirë. Arnimi, nuk është jetesë, sot për nesër.”

“Shkonim në dyqan më herët me një mijë denarë dhe nuk mundnim ti mbanim qeset, ndërsa tani nuk mund ta mbushësh një qese.”
Rritja e pagave në industritë me intensitet të lartë të punës është rezultat i rritjes së limitit të pagesës së pagës minimale, vlerëson ekonomistit Ivan Vëçkov nga Institutit i Analizës Financiare “Finance Think”.

Sigurisht, se ndryshimet në ligjin për pagën minimale kanë ndikuar në rritjen e pagave, veçanërisht në sektorët me intensitet të lartë të punës, para së gjithash në sektorin e lëkurës, tekstilit dhe minierave, ku edhe tani ka rritja të pagave, dhe këtu është edhe industria përpunuese”- deklaroi Ivan Vëçkov nga “Finance Think”.

Të dhënat më të fundit tregojnë se në qershor pagat neto u rritën me 6.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, reduktim të pagave prej 1.3% janë regjistruar në raport me muajin paraprak, pra në maj të këtij viti.

Sidoqoftë, sa i përket shportës së konsumit minimal, llogaritja thotë se nëse ka vetëm një të punësuar në familje, do të mungojnë 8 mijë denarë për blerjen e gjërave themelore për jetesë. Sindikata llogariti se për blerjen e ushqimit, pijeve, ilaçeve, shlyerjen e faturave mujore, vizitave në ngjarje kulturore dhe blerja e veshjeve në muaj do të keni nevojë për diçka mbi 32 mijë denarë.