Rritja e pagës minimale, OEMVP: Qeveria të konsultohet edhe me biznesin

Paralajmërimet e fundit të Qeverisë për rritje eventuale të pagës minimale kanë hasur në reagime të shumta. OEMVP, kompanitë vendore si dhe investitorët e huaj kërkojnë që para se të sillet vendim për ligjin në fjalë, nevojitet konsultim edhe me sektorin e biznesit.

Marketing

Qeveria nuk lëshon pe nga rritja e pagës minimale, edhe pse para një viti e gjysmë pati rritje të pagës minimale në 12 mijë denarë.

Se sa do të jetë pragu i ri i pagës minimale ende nuk dihet, por autoritet po vazhdojnë me analiza që të mos dëmtohen kompanitë.

Drilon Iseni nga OEMVP thotë se Qeveria duhet te konsultohet paraprakisht me komunitetin e biznesit dhe ti jep më shumë hapësirë biznesit që të thotë fjalën e tij.

“Në aspekt të përgjithshëm biznesi ka qenë çdo herë kritik ndaj sjelljes së ligjeve apo politikave pa konsultimin e biznesit. Kjo praktikë tani reflektohet për fat të keq edhe në pjesën e rritjes së pagës minimale. Ne vlerësojmë se qeveria duhet ti jep më shumë hapësirë biznesit ta thotë fjalën e vet mbi atë se çfarë politika do të sjell”, u shpreh drejtori ekzekutiv ne OEMVP, Drilon Iseni.

Hyseni nuk e mohon faktin se rritja e pagave do të ketë impakt pozitiv në ekonominë e vendit.

“Në platformën për zhvillim ekonomik, një nga parimet kryesore të ODËS është edhe lëshimi i mitit për fuqinë e lirë punëtore. Pasi që vlerësojmë se ajo nuk është diçka që duhet ne si ekonomi ta promovojmë. Në përgjithësi vlerësojmë se paga ma e lartë do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e vendit pasi që do të rritet fuqia blerëse e konsumatorit, dhe kjo gjithsesi do të ketë ndikim pozitiv në ekonomi”, theksoi Iseni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave rritja e pagës minimale ka ndikuar që paga mesatare në dhjetor të vitit 2018 të arrijë nivel rekord prej rreth 26.000 mijë denarëve.

Nga ana tjetër rritja e re e pagës minimale sipas FMN-së mund të shkaktojë efekte negative, duke bërë që kompanitë ti paguajnë të punësuarit në mënyra të ndryshme joligjore, duke rritur ekonominë e zezë dhe papunësinë tek të rinjtë.

Edhe nga industria e tekstilit kanë frikë nga rritja e pagës minimale, për shkak të produktivitetit të dobët, ata do të detyrohen ti zvogëlojnë rrogat e punëtoreve të tjerë të cilët janë pak më të larta se paga minimale.

Marketing