Rritja e pensioneve, Mickoski: Gënjeshtra e radhës e Zaev

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski njoftimin për rritje të pensioneve e ka quajtur gënjeshtër të radhës të pushteti që ua bën pensiontëve.

Marketing

Përmes një video mesazhi në Facebook, Mickoski thotë se pensionet është dashur të rriten për 1150 denarë në muaj, e jo për 700 denarë siç ka vepruar pushteti.

Micksoki madje shton se Zaev ka marrë 445 denarë në gjashtë muaj e parë nga pensionistët.

“Zaev gënjen kur ju thotë se ju rrit pensionet, e vërteta është se ai merr nga pensionet e juaja që e keni merituar. Besoj se nuk do të manipuloheni nga Zaev i cili mori 450 denarë nga pensionet. Pensioni mestar më 31.12.2018 ishte 14.445 denarë, dhe nëse ky pension ashtu siç ishte paraparë me ligj do të rritej me 6.15% aq sa ishte rritje e pagës mesatare në gjysmën e dytë të vitit 2018, atëherë pensioni do të rritjen për 3.05% dhe do të ishte 14.890 denarë”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing